Historiku, 80 - Vjetori i Çlirimit

«Këtë 29 Nëntor (2024) në Shqipëri festohet 80 - Vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Prej 7 Prillit të vitit 1939 e deri më 29 Nëntor të vitit 1944, Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 Nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 Nëntor të vitit 1944, datë kjo, e cila shënon Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.»

Më shumë...