80 Vjetori i Çlirimit

Kërko

  • Kalendari i Aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Evente për Rastin
    • Ekspozime dhe Botime
  • 80 - Vjetori i Çlirimit
    • VKM e datës 29/05/2024
    • Historiku
  • Lajme
    • Ministria e Mbrojtjes
    • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
    • Ministria e Brendshme
    • Ministria e Arsimit dhe Sporteve
    • MEPJ
  • Multimedia
    • Foto
    • Video
  • Kontakt
  1. Fillimi
  2. Lajme
  3. Ministria e Mbrojtjes
  4. 112 - Vjetori i Pavarësisë, Forcat e Armatosura demonstrim përshëndetës në Vlorë

112 - Vjetori i Pavarësisë, Forcat e Armatosura demonstrim përshëndetës në Vlorë

Postuar më 28 nëntor 2024

Forcat e Armatosura organizuan një demonstrim në qytetin e Vlorës me rastin e 112 - Vjetorit të Pavarësisë.

Pilotët dhe teknikët e bordit të helikopterit Cougar realizuan një fluturim demonstrues duke valëvitur flamurin kombëtar nga Sheshi i Flamurit, ku po zhvillohej Ceremonia e 112 - Vjetorit të Pavarësisë, duke vazhduar përgjatë lungomares e deri në Orikum.Më pas, helikopterët Cougar dhe Black Hawk të Forcës Ajrore, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale zhvilluan një demonstrim në gjirin e Vlorës, i cili përveç qytetarëve, u ndoq nga afër edhe nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Arben Kingji dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Trupat dhe mjetet e përfshira simuluan realizimin e një operacioni të ndalimit detar për marrjen e kontrollit të një anijeje të dyshuar, duke ndërhyrë nga deti me gomone dhe grupet e bordingut të Forcës Detare dhe nga ajri me trupat e Forcave Speciale dhe helikopterët Cougar dhe Black Hawk.

Më herët, krerët më të lartë të shtetit duke nisur nga presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, kryeministri Edi Rama, por edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e 112 - Vjetorit të Pavarësisë në Vlorë dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Lajme

04 dhjetor 2024

80 - Vjetori i Çlirimit, "Festojmë edhe me sport"

28 nëntor 2024

112 - Vjetori i Pavarësisë, Forcat e Armatosura demonstrim përshëndetës në Vlorë

27 nëntor 2024

"Nëntori i yjeve të artë"

27 nëntor 2024

Shqipëria feston në DACCC: Bashkëpunim dhe krenari kombëtare

FOTOGALERIA

VIDEOGALERIA

Kalendari i Aktiviteteve

14 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Vlorë

12 nëntor 2024

Muzeu i FA, OSFA dhe Big Band koncert në sheshin para Bashkisë së Tiranë

10 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Peshkopi

Shikoni eventet...
iubilaeum icon

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitete Kulturore
Evente për Rastin
Ekspozime dhe Botime

80 - Vjetori i Çlirimit

VKM e datës 29/05/2024
Historiku

Lajme

MoD
MEKI
MB
MAS
MEPJ

Multimedia

Foto
Video

©2024 - Copyright 80 - Vjetori i Çlirimit - Ministria e Mbrojtjes.