Sot, në kuadër të 80 - Vjetorit të Çlirimit, OSFA u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për të sjellë një koncert të veçantë me këngë partizane, që nderuan historinë dhe sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Shqipërisë.
Ky aktivitet, i realizuar në bashkëpunim me TKOBAP, solli për publikun një eksperiencë emocionale, duke na rikthyer pas në kohë dhe na kujtuar rëndësinë e kujdesit për trashëgiminë tonë historike.
Në këto ditë të nëntorit, kur festojmë Lirinë dhe Pavarësinë, ky koncert u bë një homazh për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë, duke na mbushur me krenari dhe respekt për sakrificat e tyre.