Eventi zhvillohet më 17 nëntor 2024 - QKMBMFA - Ministria e Mbrojtjes.
Në kuadër të 80 - Vjetorit të Çlirimit, Muzeu i Forcave të Armatosura dhe Big Band OSFA do të sjellin një veprimtari të veçantë në sheshin para Bashkisë në Tiranë (bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës).
Artefakte të rëndësishme nga Lufta e Dytë Botërore do të zhvendosen nga Muzeu dhe do t’i ofrohen publikut për të kujtuar ato momente historike që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Bashkohuni me ne për të nderuar së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm!