80-vjetorin e Çlirimit dhe 112-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e festojmë edhe me sport. Në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u organizua një kampionat me disa ekipe pjesëmarrëse, mes të cilave skuadra e studentëve të AFA dhe përfaqësues nga:
- Ministria e Brendshme me ekipin e RENEA-s
- Ekipi U-18 i fëmijëve të ushtarakëve
- Ekipi Kombëtar i Amatorëve të FSHF.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, z. Ilir Shulku, dhe Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, Gjeneralbrigade, Bardhyl Nuredinaj.
Një nismë që bashkon sportin dhe historinë, duke nderuar traditën dhe angazhimin për më të mirën.