80 Vjetori i Çlirimit

Kërko

  • Kalendari i Aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Evente për Rastin
    • Ekspozime dhe Botime
  • 80 - Vjetori i Çlirimit
    • VKM e datës 29/05/2024
    • Historiku
  • Lajme
    • Ministria e Mbrojtjes
    • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
    • Ministria e Brendshme
    • Ministria e Arsimit dhe Sporteve
    • MEPJ
  • Multimedia
    • Foto
    • Video
  • Kontakt
  1. Fillimi
  2. 80 - Vjetori i Çlirimit
  3. Historiku
  4. Historiku i Brigada XV Sulmuese

Historiku i Brigada XV Sulmuese

Postuar më 15 nëntor 2024

Ishte situatë e vështirë lufte. Pushtuesit organizuan operacionin e dytë për të asgjësuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare në Shqipëri, për të shtypur lëvizjen popullore antifashiste. Reaksioni dhe tradhtarët vendas kishin dalë hapur në krahun e pushtuesve. 
Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm u veçuan partizanë nga batalionet Hakmarrje, Fuat Babani, Reshit Çollaku, Skënder Çaçi, Rinia, Tomori, që vepronin në Qarkun e Korçës dhe u grumbulluan në Protopapë për të krijuar Brigadën më të re të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në krijimin e brigadës ishin 750 partizanë e partizane gjithsej, nga të cilët 53 ishin vajza.  29 qershori 1944 shënoi krijimin e Brigadës XV.

Ky ishte një hap tjetër i rëndësishëm që vërtetoi vlerësimet e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë se sa herë që okupatori dhe shërbëtorët e tij janë përpjekur të zhdukin Ushtrinë tonë Popullore, kjo jo vetëm që nuk është shkatërruar ose dobësuar, por është bërë gjithnjë më e fortë, më e regjur, më e organizuar. 

Epërsia e organizimit dhe e Luftës Antifashiste u vërtetua edhe nga përgjigja shkatërruese që forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare i dhanë operacionit të qershorit. Në këtë operacion pushtuesit angazhuan 4,5 divizione gjermane dhe disa mijëra vetë të bandave të armatosura të Ballit Kombëtar e të Legalitetit. Armiku kishte varur shpresa të mëdha, por manovra rrethuese dështoi! Ushtria jonë e goditi armikun dhe kudo dha prova zotësie, organizimi dhe heroizmi më tepër se kurrë. “Në zjarrin e operacioneve, me gjakftohtësinë metodike, u mbarua organizimi i një brigade të re, Brigadës XV, që po hyn në radhën e brigadave tona heroike”. 

Komandant i Brigadës u emërua Teki Kolaneci, Hero i Popullit, komisar Shahin Ruka, zëvendëskomisar Vaskë Koleci, përgjegjës i Sektorit Politik - Myftar Tare, përgjegjës i Propagandës Misto Treska, përgjegjës i Rinisë Minella Trebicka, intendent i brigadës - Sabri Dajlani. Kuadro me eksperiencë dhe rol të spikatur ushtarak e politik kishte edhe në drejtimin e batalioneve, kompanive e skuadrave, ndonëse të gjithë luftëtarët vepronin si një trupë kompakte e suksesshme.

Brigada XV çliroi një territor prej 4000 m² dhe iu dha lirinë qyteteve Pogradec dhe Elbasan, por kontribuoi edhe për çlirimin e kryeqytetit. Ka goditur vazhdimisht kolonat armike në rrugët: Korçë - Strugë dhe Elbasan – Tiranë. Ka mbyllur forcat gjermane në fortifikata në: Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Çervenakë, Qafë Thanë, Përrenjas, Qukës, Xibrakë, Kaçolitë (Kërrabë) me mbi 3000 ushtarë e oficerë e me armët më moderne të kohës. Shpartalloi dhe çarmatosi mbi 2000 forca xhandaro - balliste. Kreu 37 aksione kryesore. Vrau mbi 533 ushtarë e oficerë gjermanë e kapi 72 robër. Shkatërroi 200 makina e 4 tanke e autoblinda. Zuri trofe 36 topa, mortaja e mitraloza të ndryshëm si edhe sasi të mëdha municioni. Dhanë jetën 50 dëshmorë e u plagosën 73 partizanë e partizane.

Lajme

04 dhjetor 2024

80 - Vjetori i Çlirimit, "Festojmë edhe me sport"

28 nëntor 2024

112 - Vjetori i Pavarësisë, Forcat e Armatosura demonstrim përshëndetës në Vlorë

27 nëntor 2024

"Nëntori i yjeve të artë"

27 nëntor 2024

Shqipëria feston në DACCC: Bashkëpunim dhe krenari kombëtare

FOTOGALERIA

VIDEOGALERIA

Kalendari i Aktiviteteve

14 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Vlorë

12 nëntor 2024

Muzeu i FA, OSFA dhe Big Band koncert në sheshin para Bashkisë së Tiranë

10 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Peshkopi

Shikoni eventet...
iubilaeum icon

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitete Kulturore
Evente për Rastin
Ekspozime dhe Botime

80 - Vjetori i Çlirimit

VKM e datës 29/05/2024
Historiku

Lajme

MoD
MEKI
MB
MAS
MEPJ

Multimedia

Foto
Video

©2024 - Copyright 80 - Vjetori i Çlirimit - Ministria e Mbrojtjes.