Në auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes u promovua libri i Mihallaq Kondos, “Historiku i Brigadës IV Sulmuese”, me pjesëmarrje të gjerë, ku nderoi veprimtarinë me pjesëmarrjen e tij prefekti i Korçës Nertil Jole.
Kumtesat u mbajtën nga prof. asoc. dr. Berndard Zotaj, prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi dhe akademiku, prof. dr. Pëllumb Xhufi. Në emër të familjes përshëndeti e bija e autorit Vjollca Konda Trebicka.
Që Brigadës IV Sulmuese nuk iu dha titulli Hero i Popullit, kjo nuk ka tjetër shpjegim përveç shpalljes armiq të komandantit e të komisarit të saj, Nexhip Vinçanit dhe Pëllumb Dishnicës. Por këto ditë, më 28 dhjetor, do të festohet 80 - Vjetori i krijimit të saj dhe viti ku kemi hyrë është viti i 80 - Vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
Është një rast për ta çmuar këtë brigadë të lavdishme me një dekoratë.