80 Vjetori i Çlirimit

Kërko

  • Kalendari i Aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Evente për Rastin
    • Ekspozime dhe Botime
  • 80 - Vjetori i Çlirimit
    • VKM e datës 29/05/2024
    • Historiku
  • Lajme
    • Ministria e Mbrojtjes
    • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
    • Ministria e Brendshme
    • Ministria e Arsimit dhe Sporteve
    • MEPJ
  • Multimedia
    • Foto
    • Video
  • Kontakt
  1. Fillimi
  2. Lajme
  3. Ministria e Mbrojtjes
  4. Atdheu përjetë mirënjohës, festohet 80 - Vjetori i Brigadës XV Sulmuese në Pogradec

Atdheu përjetë mirënjohës, festohet 80 - Vjetori i Brigadës XV Sulmuese në Pogradec

Postuar më 05 korrik 2024

Festohet 80 - Vjetori i Brigadës XV Sulmuese partizane të Ushtrisë Nacional - Çlirimtare në Pogradec

Me ftesë të bashkisë, u mblodhëm në qytetin e Pogradecit për të festuar 80-vjetorin e krijimit të Brigadës XV Sulmuese, partizanë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare.

Autoritetet e qeverisjes vendore dhe përfaqësuesit e institucioneve politike lokale e rajonale, veç detyrimeve ligjore, mbajnë gjallë kujtesën kolektive dhe respektojnë edhe detyrimet morale në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë së lavdishme historike, në nivel lokal-rajonal në territoret nën juridiksionin e përgjegjësive të tyre. Bashkia e Pogradecit, në kalendarin e festave për nderimin e ngjarjeve të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kishte programuar festimet e krijimit të brigadës XV Sulmuese.

Si pasardhës e konsideruam sfidë pjesëmarrjen me dinjitet në këtë përvjetor! Ne nuk e kemi privilegjin e luftëtarëve të lirisë! Ne nuk jemi protagonistët e pritave dhe luftimeve e fitoreve mbi pushtuesin! Por kemi privilegjin të jemi pasardhës të tyre, titull e nder që duhet ta meritojmë me qëndrimet tona, në përmbushje të detyrave e përgjegjësive tona qytetare atdhetare!

Vlerat e historisë së LANÇ-it dhe fitoret e arritura mbeten gur themeli për Shqipërinë dhe nuk i përkasin një brezi e as disa individëve. Doemos kontributet duhen analizuar në hapësirë e në kohë, në raport me kushtet e përgjegjësitë konkrete. Sot dhe në takimet e përvjetorëve të tjerë do të rritet madhështia e veprës së çlirimtarëve antifashistë! Ne dhe pasardhësit e njëpasnjëshëm kujtojmë me përulje e respekt luftën dhe sakrificat e tyre dhe kemi të drejtë të legjitimojmë krenarinë për veprën e tyre dhe njëherazi përgjegjësitë tona në mbrojtje të fitoreve, në mbrojtje të vlerave për Liri, Pavarësi dhe Progres.
Çdo brez ka se çfarë të mësojë nga paraardhësit e vet e çfarë duhet t’u përcjellë pasardhësve. Prindërit tanë, po të jetonin, nuk do të ishin më të rinj se 95 vjeç. Ishte në sallë vetëm një veteran në moshën 97 vjeç. Patëm një kompleks ndjenjash në këtë përvjetor: dhimbje për mungesën fizike të prindërve e të afërmve tanë. Krenari që vepra e tyre rron me Shqipërinë e lirë e antifashiste! Krenari për arritjet në këta 80 vjet! Përgjegjësi për të merituar cilësimin e pasardhësit të luftëtarëve për liri, antifashizëm e progres!

Atdhetarizmi ka kuptim e peshë konkrete në çdo periudhë e për çdokënd në detyrat që kryen. Gjithkush duhet të dëshmojë e t’i kontribuojë me dinjitet identitetit shqiptar.
Mbërritëm pak para se të fillonin ceremonitë në Pogradec, por, tek lapidari, simbol i Brigadës XV Sulmuese, na pritën këngët partizane! Lapidari ishte i bukur mes gjelbërimit me sfond liqenin. Ishte i pastër, i mirëmbajtur dhe në krye valëvitej një flamur kombëtar. 

Mbas nesh mbërritën nënkryetarja e bashkisë, zonja Entela Gusho, drejtuesi i PS për Pogradecin, Erjon Thëngjilli, nënprefekti i Qarkut të Korçës, Luan Maxhari, përfaqësues nga Këshilli i qarkut të Korçës, nga organizata e Familjeve të Dëshmorëve, shoqatat kulturore të krahinës dhe një numër i madh nga pasardhësit e veteranëve të Pogradecit.

Nën tingujt e marsheve partizane u vendosën kurorat me lule të freskëta. Bashkia ishte kujdesur të vendosej një kurorë nga përfaqësuesit e pasardhësve të partizanëve, dëshmorëve të LANÇ e heronjve të popullit të brigadës. Kjo kurorë u vendos nga djali i komandantit Flori Teki Kolaneci dhe nga Elidiana Murat Abazi Canaj.

Ceremonia e rastit u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës. 

Edhe këtu “takimi” i parë ishte me një foto-ekspozitë në holl dhe me këngët partizane të interpretuara nga këngëtarë e instrumentistë të qendrës multikulturore të Pogradecit. Mbasi u sistemuan të pranishmit, u ekzekutua Hymni Kombëtar. U ngjit në skenë Entela Gusho. Përshëndeti pjesëmarrësit për mirëseardhjen dhe uroi këtë përvjetor. Solistët e qytetit interpretuan dy këngë partizane.  

Historiku i Brigadës XV Sulmuese

Lajme

04 dhjetor 2024

80 - Vjetori i Çlirimit, "Festojmë edhe me sport"

28 nëntor 2024

112 - Vjetori i Pavarësisë, Forcat e Armatosura demonstrim përshëndetës në Vlorë

27 nëntor 2024

"Nëntori i yjeve të artë"

27 nëntor 2024

Shqipëria feston në DACCC: Bashkëpunim dhe krenari kombëtare

FOTOGALERIA

VIDEOGALERIA

Kalendari i Aktiviteteve

14 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Vlorë

12 nëntor 2024

Muzeu i FA, OSFA dhe Big Band koncert në sheshin para Bashkisë së Tiranë

10 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Peshkopi

Shikoni eventet...
iubilaeum icon

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitete Kulturore
Evente për Rastin
Ekspozime dhe Botime

80 - Vjetori i Çlirimit

VKM e datës 29/05/2024
Historiku

Lajme

MoD
MEKI
MB
MAS
MEPJ

Multimedia

Foto
Video

©2024 - Copyright 80 - Vjetori i Çlirimit - Ministria e Mbrojtjes.