80 Vjetori i Çlirimit

Kërko

  • Kalendari i Aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Evente për Rastin
    • Ekspozime dhe Botime
  • 80 - Vjetori i Çlirimit
    • VKM e datës 29/05/2024
    • Historiku
  • Lajme
    • Ministria e Mbrojtjes
    • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
    • Ministria e Brendshme
    • Ministria e Arsimit dhe Sporteve
    • MEPJ
  • Multimedia
    • Foto
    • Video
  • Kontakt
  1. Fillimi
  2. Lajme
  3. MEPJ
  4. Kupa e Pavarësisë 2024

Kupa e Pavarësisë 2024

Postuar më 18 nëntor 2024

Në kuadër të "Nëntorit Shqiptar 2024", në një atmosferë emocionuese dhe të veçantë miqësie dhe bashkëpunimi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, së bashku me Zyrën e Interesave të Kosovës - Kosovo in Greece, Bashkinë Kamena Vurla , Klubin Shqiptar të Futbollit Apolonia FC Athina dhe Klubin Grek të Futbollit ‘‘AO Kamena Vourla’’, zhvilluan me sukses edicionin e tretë të kampionatit "Kupa e Pavarësisë" në stadiumin bashkiak të Kamena Vurla.

Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga përshëndeti mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Kamena Vurla, z. Ilias Kirmanidhis, duke e cilësuar këtë aktivitet si një traditë të çmuar që forcon miqësinë mes popullit shqiptar dhe grek. Kryetari Kirmanidhis vlerësoi bashkëpunimin dhe rëndësinë e eventit për lidhjet kulturore midis dy vendeve.

Eventi bëri bashkë profesionistë dhe amatorë të futbollit nga të dy komunitetet, duke ofruar momente të paharrueshme për sportistët e vegjël dhe të rritur. Ekipi Apolonia F.C Athina triumfoi në “Kupa Pavarësia 2024,” ndërsa ekipi vendas Kamena Vurla fitoi në kategorinë e moshave të vogla.

U ndanë 4 kupa dhe 100 medalje për ekipet dhe lojtarët më të mirë, si dhe fanella të dhuruara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Para këtij eventi, ambasadorja Hajdaraga u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Kamena Vurla, ku u diskutua mbi çështje që lidhen me integrimin e komunitetit shqiptar në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të rajonit Fthiotidha.


 
Mirënjohje për të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit, përfshirë Bashkinë Kamena Vurla, kompanitë shqiptare-furrat e bukës ‘‘Ipiros’’ Athinë, “Imioro” dhe "Floga Kafe" në Kamena Vurla, trajnerin e Apolonia FC Athina z. Benard Veliu, zëvendëspresidentin e klubit AO Kamena Vurla, z. Ardian Toska, shkrimtaren znj. Elona Gjergo, e cila moderoi aktivitetin, dhe këngëtaren znj.Teuta Pango për angazhimin e tyre në këtë festë të veçantë sportive.

Lajme

04 dhjetor 2024

80 - Vjetori i Çlirimit, "Festojmë edhe me sport"

28 nëntor 2024

112 - Vjetori i Pavarësisë, Forcat e Armatosura demonstrim përshëndetës në Vlorë

27 nëntor 2024

"Nëntori i yjeve të artë"

27 nëntor 2024

Shqipëria feston në DACCC: Bashkëpunim dhe krenari kombëtare

FOTOGALERIA

VIDEOGALERIA

Kalendari i Aktiviteteve

14 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Vlorë

12 nëntor 2024

Muzeu i FA, OSFA dhe Big Band koncert në sheshin para Bashkisë së Tiranë

10 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Peshkopi

Shikoni eventet...
iubilaeum icon

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitete Kulturore
Evente për Rastin
Ekspozime dhe Botime

80 - Vjetori i Çlirimit

VKM e datës 29/05/2024
Historiku

Lajme

MoD
MEKI
MB
MAS
MEPJ

Multimedia

Foto
Video

©2024 - Copyright 80 - Vjetori i Çlirimit - Ministria e Mbrojtjes.