80 Vjetori i Çlirimit

Kërko

  • Kalendari i Aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Evente për Rastin
    • Ekspozime dhe Botime
  • 80 - Vjetori i Çlirimit
    • VKM e datës 29/05/2024
    • Historiku
  • Lajme
    • Ministria e Mbrojtjes
    • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
    • Ministria e Brendshme
    • Ministria e Arsimit dhe Sporteve
    • MEPJ
  • Multimedia
    • Foto
    • Video
  • Kontakt
  1. Fillimi
  2. Kalendari i Aktiviteteve
  3. Ekspozime dhe Botime
  4. Heroina e Popullit Hibe Palikuqi, komisarja trime partizane nga Dibra

Heroina e Popullit Hibe Palikuqi, komisarja trime partizane nga Dibra

Postuar më 25 nëntor 2024

Hibe Palikuqi u lind në qytetin e Dibrës në vitin 1927. Qysh në moshë të re u përfshi në veprimtarinë që zhvillonte rinia në qytetin e Dibrës dhe shtëpia e saj ishte bazë e LANÇ-it. Në vitin 1943 u arrestua bashkë me të ëmën. Pas lirimit nga burgu ajo vazhdon me pasion të shumëfishuar veprimtarinë e saj antifashiste. Më vonë u rreshtua në batalionin partizan të Dibrës.

Do të vazhdonte më pas në radhët e Brigadës XVIII Sulmuese me detyrë zëvendëskomisare kompanie. Mori pjesë në shumë luftime që kreu kjo brigadë në ato anë. Hibe Palikuqi ra dëshmore e Atdheut, më 23 shtator 1944, në luftimet që zhvilloi Brigada XVIII Sulmuese për çlirimin e Kërçovës.

Që në moshën 17 vjeçare, Hibe Palikuqit, iu besua detyra e komisares së kompanisë së dytë, të batalionit të katërt, të Brigadës XVIII Sulmuese Partizane. Vitet e fëminisë të vajzës dibrane, Hibe Palikuqi, rrodhën të zbehtë, pa asgjë të veçantë nga ata të shoqeve të saj. Pasi kreu katër klasë të shkollës fillore, ajo u mbyll në shtëpi. Jashtë dilte e mbuluar dhe gjithnjë e shoqëruar nga njerëz të familjes. Fanatizmi kishte krijuar ligjet e veta, që s’mund t’i shkelte lehtë cilido. Por krisi pushka partizane dhe idetë e reja hynë në çdo shtëpi. Populli priste e dëgjonte me kënaqësi fjalët e luftëtarëve të lirisë. Edhe shtëpia e Sabrije Palikuqit, nënës së Hibes, u bë bazë e sigurt, ku shpesh kalonin dhe qëndronin ilegalët. Kështu që në vitin 1942, Hibja ra në kontakt me shokë ilegalë, të cilët strehoheshin përkohësisht në shtëpinë e saj, ose vinin për të marrë pjesë në mbledhjet që organizoheshin aty. Nën ndikimin e tyre Hibja u bë shpejt një propagandiste e shkathët në masën e grave. Ajo u mësonte grave dhe të rejave këngë partizane, organizonte mbledhje ndihmash për partizanët dhe kohën e grumbullimit të grave në stacionin e ujërave termale të Banishtit, e kthente në manifestime të hapura antifashiste, ku bisedohej e propagandohej për LANÇ-in. Veprimtaria e saj dhe dalja e vëllait të saj, Estrefit, në çetë në prill 1943, u bë shkas që fashistët ta burgosnin së bashku me nënën e saj dhe me motrën e vogël. Edhe në burg Hibja qëndroi ballëlartë. Me t’u liruar nga burgu, Hibja u hodh edhe më me guxim në LANÇ. Vajza dikur e mbuluar, në prag të kapitullimit të Italisë fashiste, u pranua në radhët e Rinisë. Në manifestimin popullor që u organizua ditën që kapitulloi Italia fashiste, Hibja së bashku me 15 të reja dibrane u bashkua me manifestimet dhe, që atë ditë, u bë partizane efektive e batalionit të Dibrës.
Të gjitha detyrat që iu ngarkuan nga komanda partizane ajo i kreu me guxim, zgjuarsi e shkathtësi. Pas luftës së Dibrës, nëntor 1943, forcat partizane u tërhoqën nga qyteti. Hibja u hodh në ilegalitet dhe veproi në zonën e Zhupes së Dibrës, në fshatrat Ballancë, Prapanik, Selcë etj. Aty vazhdoi punën agjitative në popull dhe udhëhoqi një aksion të armatosur kundër një autokolone në rrugën Strugë-Dibër. Okupatori, në bashkëpunim të ngushtë me parinë reaksionare të Dibrës, organizoi gjatë dimrit 1943-1944 një operacion të rreptë. Hibja hyri ilegalisht në qytetin e Dibrës dhe, duke kaluar nga njëra shtëpi në tjetrën, u tregoi qytetarëve se parullat helmatuese të armikut ishin të gënjeshtra, se partizanët s’do vononin të ktheheshin përsëri për ta goditur përfundimisht armikun dhe tradhtarët.

Në pranverën e vitit 1944, Hibja u hodh rishtazi në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII Sulmuese, më 18 gusht 1944, u caktua zëvendës komisare e kompanisë së dytë të batalionit të katërt, i cili, më 16 shtator 1944, mori urdhrin që të hidhej në Kërçovë në ndihmë të brigadave shqiptaro-maqedonase për të çliruar qytetin. Gjashtë ditë e gjashtë netë udhëtoi batalioni. Shumë vështirë e patën partizanët gjatë rrugës. Hibja, megjithëse u lodh shumë, nuk u dha. Me këngën partizane në gojë, me optimizmin e thellë, ajo frymëzonte edhe shokët për të kapërcyer vështirësitë e rrugës, të mungesës së ushqimeve etj. Gjatë luftës, në një çast kritik, përpara kompanisë së dytë doli detyra që, një skuadër, me kundërsulm, të zaptonte një lartësi e që aty të mbronte tërheqjen e kompanisë dhe të gjithë batalionit. Hibe Palikuqi u vu në krye të kësaj skuadre dhe me breshëri automatiku u sul drejt kodrës, por mitralozi armik e plagosi rëndë dhe ajo ra heroikisht.
Rapsodi popullor dibran, për të kujtuar heroizmin e kësaj bije trime, dekoruar me titullin më të lartë “Heroinë e Popullit”, këndon: 

“Shumë kish vuejt kjo Dibra plakë,/ Kudo tym e kudo flakë,
Kish vuejt shumë, por nuk u shtrue/ Brof në kambë populli u çue/ Brigad’ t’re na ka formue/ N’ at Kërçovë na paska shkue/ Gjermanët para i ka vue / Shumë armiq o i ka farue/ - Kush asht ajo qi prin m’at anë?/ Po thot Hibja - Para partizanë!”

Lajme

04 dhjetor 2024

80 - Vjetori i Çlirimit, "Festojmë edhe me sport"

28 nëntor 2024

112 - Vjetori i Pavarësisë, Forcat e Armatosura demonstrim përshëndetës në Vlorë

27 nëntor 2024

"Nëntori i yjeve të artë"

27 nëntor 2024

Shqipëria feston në DACCC: Bashkëpunim dhe krenari kombëtare

FOTOGALERIA

VIDEOGALERIA

Kalendari i Aktiviteteve

14 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Vlorë

12 nëntor 2024

Muzeu i FA, OSFA dhe Big Band koncert në sheshin para Bashkisë së Tiranë

10 nëntor 2024

Koncert me këngë patriotike të remiksuara, Peshkopi

Shikoni eventet...
iubilaeum icon

Kalendari i Aktiviteteve

Aktivitete Kulturore
Evente për Rastin
Ekspozime dhe Botime

80 - Vjetori i Çlirimit

VKM e datës 29/05/2024
Historiku

Lajme

MoD
MEKI
MB
MAS
MEPJ

Multimedia

Foto
Video

©2024 - Copyright 80 - Vjetori i Çlirimit - Ministria e Mbrojtjes.