Në zemër të qytetit të Vlorës u instalua Muzeu Lëvizës i Forcave të Armatosura.
Me rastin e 80 - Vjetorit të Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes risolli në kujtesë nëpërmjet historisë që rrëfejnë artefaktet, sakrificën e bërë nga njerëzit që luftuan për lirinë e vendit, ndërsa Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura i dhuroi më shumë ngjyra rinore kësaj dite.